ZYRTARE: Ballkani nënshkruan me talentin të cilin e quan “sinonim i forcës dhe qëndresës”

Skuadra Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e dytë për sot.
Bëhet fjalë për talentin, Fatlind Kabashi të cilin skuadra e Ballkanit e vlerëson lart, transmeton Indeksonline.
Kabashi, 19 vjeç, së fundmi ishte pjesë e Juniorëve të klubit nga Suhareka me të cilët u shpall kampion për grupmoshat u19.
Ai luan në pozitën mbrojtës dhe do të jetë pjesë e Ballkanit në tri vitet e ardhshme./Indeksonline/