14:57 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me trajnerin e njohur

Skuadra e Ballkanit gjatë ditës së sotshme ka prezantuar trajnerin e ri të portierëve.

Labinot Qosa do të jetë pjesë e stafit të Ismet Munishit sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Ai ka punuar si trajner në KF Hajvali, KF Llap dhe KF Flamurtar. Gjithashtu, është trajner i përfaqesuesës së Kosovës U/19 femrat.

Qosa e zëvendëson të larguarin, Fuat Furra./Indeksonline/