Zyrtare: Ballkani përforcohet edhe me një sulmues

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Van Dave Harmon.
”Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka, transmeton IndeksOnline.
Van Dave Harmon ka luajtur edhe më parë në futbollin kosovar me skuadrën e Drenicës dhe Feronikelit, ndërsa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës shqiptare Laçi./IndeksOnline/