15:42 / E Hënë, 14 Janar 2019

Zyrtare: Ballkani përforcohet edhe me një tjetër futbollist


Skuadra e Ballkanit të Therandës ka vazhduar të përforcohet gjatë këtij afati kalimtar.

Ballkani e cila ka për qëllim mbijetesën në superligën e futbollit kosovar ka transferuar mbrojtësin, Dardan Jashari i cili iu bashkua skuadrës së Ballkanit nga skuadra e Llapit atje ku kaloi disa sezone, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Ballkanit në faqen e saj zyrtare në facebook.
“Dardan Jashari është futbollisti më i ri i Ballkanit. Falënderojmë Llapin për mundësinë e bashkëpunimit” thuhet në komunikatën zyrtare të Klubit./Indeksonline/