75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 23 Janar 2023 / AR

Zyrtare: Ballkani prezanton futbollistin e Malishevës

FC Ballkani njofton se sulmuesi Yoan Marc-Olivier është zyrtarisht futbollist i skuadrës së tyre.

Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare.

22-vjeçari Olivier vjen te Ballkani nga kampionati ynë, ku së fundmi ishte pjesë e FC Malishevës.

“Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Olivier”.