75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Barça qartëson opinionin, tregon të rejat e fundit për Rabiot

Barcelona insiston se nuk ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germian për transferimin e Adrien Rabiot.

Mediat në Francë shkruajnë se një marrëveshje është arritur për kalimin e Rabiot te Barça dhe se një para-kontratë do të nënshkruhet në janar.

Shefi i PSG-s, Antero Henrique e ka akuzuar Barçën për mungesën e respektit në ndjekjen ndaj lojtarit duke pohuar se nuk i kanë respektuar rregullat, transmeton IndeksOnline.

Por, derisa Barça pohon se ka mbajtur bisedime me PSG-n për Rabiot, klubi insiston se nuk ka marrëveshje të arritur.

”Para lajmit të dhënë në Francë, Barcelona potencon se asnjë rregull s’është thyer në transferimin e lojtarëve të PSG-s”.

”Kontaktet e vetme kanë ardhur në gushtë dhe para një jave. Në të dyja rastet, bisedimet janë bërë me zyrtarët e PSG-s për ta shfaqur interesimin për Rabiot”.

”Barcelona ka dashur gjithnjë të punojë me transparencë me PSG-n dhe me klubet tjera”.

”Ne mohojmë se kemi marrëveshje të finalizuar me lojtarin e PSG-s, Adrien Rabiot”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/