Zyrtare: Barcelona arrin marrëveshje të re me ‘Nike’

Skuadra e Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me kompanin e veshjeve sportive ‘Nike’.
Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Anëtarëve të Delegatëve, kanë ratifikuar marrëveshjen me 419 vota pro, 27 kundër dhe 22 abstenime, shkruan IndeksOnline.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha se kjo marrëveshje ka rëndësi tW madhe për të ardhmen e klubit.
“Është një çështje e një rëndësie të madhe për qëndrueshmërinë e tanishme dhe të ardhshme të klubit. Kjo marrëveshje vendos një model të ri të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit midis Barçës dhe një marke lider në industrinë e sportit.”, deklaroi Laporta gjatë fjalimit të tij para delegatëve në Asamblenë e jashtëzkonshme./IndeksOnline/
Delegate members ratify the new contract with Nike
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 21, 2024
✅ Votes in favour: 419
❌ Votes against: 27
⚪ Blank votes: 22 pic.twitter.com/UTLVLOcJFu