75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Barcelona e blindon Ronald Araujo

Barcelona e ka vazhduar kontratën me Roland Araujo.

Mbrojtësi uruguaian do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri më 30 qershor 2031, shkruan IndeksOnline.

Araujo u bashkua FC Barcelona në verën e vitit 2018, dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 6 tetor 2019 në ndeshjen ndaj Sevillas.

25-vjeçari ka grumbulluar 154 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime./IndeksOnline/