Zyrtare: Barcelona e largon një futbollist nga klubi

Skuadra e Barcelonës ka lajmëruar që mbrojtësi francez,Todibo është huazuar për dy sezonte tek ekipi i Benficas për 2 milionë euro.
Pas dy viteve, Benfica ka mundësinë që ta blej Todibon për 20 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Todibo erdhi tek Barcelona në vitin 2018, por asnjëherë nuk arriti që të impresionoj trajnerët e klubit katalunas.
Sezonin e kaluar, ai u huazua tek Schalke 04, por që nuk bindi gjermanët që ta transferojnë./Indeksonline/