75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Barcelona e prezanton Joan Garcia me një menyrë të veçantë

Joan Garcia edhe zyrtarisht është pjesë e Barcelonës.

Portieri spanjoll do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare me klubin katalanas, e vlefshme deri më 30 qershor 2031, shkruan IndeksOnline.

Barcelona ka paguar klauzolën prej 25 milionë eurove të kërkuara nga skuadra e Espanyolit.

Ai do të prezantohet ditën e premte ku edhe do ta nënshkruaj kontratën.

Barcelona e ka prezantuar transferimin e Garcias në një menyrë të veçantë, ku ka publikuar një fotografi ku përmes një mesazhi privat i shkruan ”Mirësevini në familje!”.

Edhe përgjigjeja e spanjollit ishte epike, ”për të gjithë”.

Garcia, sezonin e kaluar ka bërë 38 paraqitje ku ka arritur të mbajë 8 herë portën e paprekur./IndeksOnline/