Zyrtare: Barcelona ia largon shirtin Ter Stegenit, mësohet cili do jetë kapiteni i ri

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar publikun se portieri gjerman, Ter Stegen nuk do të jetë më kapiten.
Përmes rrjeteve sociale, klubi katalunas ka njoftuar se potrieri nga Gjermania nuk do jetë më kapiteni i parë, shkruan Indeksonline
Momentalisht kapiten i Barcelonës do të jetë mbrojtësi, Ronald Araujo.
Por, në fillim të sezonit të ri 2025/26, skuadra e Hansi Flick pritet që të emëroj kapitenin e ri dhe në garë është De Jong dhe Pedri./Indeksonline/