75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Barcelona ia vazhdon kontratën Pau Cubarsi

Barcelona edhe zyrtarisht ia ka vazhduar kontratën futbollistit Pau Cubarsi.

Mbrojtësi spanjoll do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçari është pjesë e akademisë ”La Massia” derisa debutimin me fanellën e Barcelonës e bëri në 13 muaj më parë dhe tani është një nga shtyllat e skuadrës, duke fituar edhe besimin e trajnerit Hansi Flick.

Cubarsi në La Liga këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje, ka bërë tri asiste.

Vlera e tij në sajtin Transfermarkt është plot 70 milionë euro./IndeksOnline/