75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Barcelona ia vazhdon kontratën Valverdes

Barcelona ka zgjatur kontratën e menaxherit Ernesto Valverde deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni, por Valverde tani është pajtuar me një zgjatje njëvjeçare me opsionin edhe për një sezoni tjetër.

Valverde ka zhvilluar 96 ndeshje si menaxher i Barcelonës, duke fituar 65, barazuar 22 dhe duke humbur 9. Ata kanë shënuar 233 gola gjatë asaj kohe dhe kanë mbajtur 45 herë portën e paprekur. /IndeksOnline/