Zyrtare: Barcelona largon nga ekipi një futbollist francez

Klubi i Barcelonës e ka larguar edhe zyrtarisht nga skuadra futbollistin francez, Jean Clair Todibo.
Ekipi i Nices e ka aktivizuar klauzolën e blerjes dhe tashmë Todibo është totalisht futbollist i klubit francez, transmeton Indeksonline.
Mbrojtësi francez i ka kushtuar 8.5 milionë euro plus bonuset Nices.
Todibo sezonin e kaluar ishte huazuar tek Nice. Ai edhe publikisht kishte thënë se nuk e do rikthimin tek Barcelona./Indeksonline/
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/69216658/1308196419.0.jpg)