75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Barcelona pa tifozë ndaj Napolit

Barcelona edhe zyrtarisht nuk do të ketë përkrahjen e 99 mijë tifozëve për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Napoli nuk ndodhej në hartën e rrezikshmërisë nga coronavirusi deri dje, por që disa raste janë regjistruar atje me epideminë e rrezikshme, gjë që do të ndikojë edhe në vendimin për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Ky vendim është goditje për Barcelonën, pasi që atmosfera në “Camp Nou” gjithmonë ka qenë një përparësi për ta.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Napoli të Italisë, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. /Indeksonline/