75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / C E

ZYRTARE: Barcelona prezanton trajnerin e ri

Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës që do të zëvendësoj Setienin i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Trajneri holandez dhe klubi spanjoll kanë nënshkruar kontratë që do t’i mbaj së bashku deri në verën e vitit 2022.

Prezantimi i trajnerit do të bëhet sot në orën 18:00 dhe do të transmetohet në kanalet e klubit.

Koeman ka një përvojë të madhe si trajner dhe si lojtar, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e Barcelonës. /IndeksOnline/