11:30 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Barcelona prezanton zëvendësuesin e Dembele

Barcelona ka paguar klauzolën e Martin Braithwaire pasi u lejua nga Federata Spanjolle që të nënshkruaj me një lojtar pas lëndimit të Dembele.

Katalonasit kanë derdhur në arkat e Leganesit 18 milionë euro për 29 vjeçarin.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me Barcën për pjesën tjetër të sezonit dhe katër vite të tjera deri më 30 qershor 2024 me klauzolën e blerjes të vendosur 300 milion euro.

Braithwaire  do të paraqitet sot në stërvitje, derisa do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës. /IndeksOnline/