13:40 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Zyrtare: Barcelona rikthen talentin francez, ia rrëmben Parisit pa asnjë shpenzim

Barcelona vazhdon të mbledhë talentet e humbura në vitet e shkuara nga presidenca Bartomeu, e cila nuk mundi të ruajë gjithë atë që kishte ndërtuar klubi me sukseset e veta ndër vite.

Pas Eric Garcia, një tjetër talent kthehet te Barcelona. Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG, Kays Ruiz-Atil. Ai la Barcelonën në vitin 2015 dhe u bashkua me nënkampionët e Francës.

Pas katër vitesh në Paris ai ka arritur marrëveshjen me Laportan dhe vjen si lojtar i lirë pas mbylljes së marrëveshjes me francezët. 18-vjeçari ka firmosur kontratën e parë si profesionist dhe do jetë i Barçës për 4 vitet e ardhshme.

Ky operacion është kryer nga rrethi i Lionel Messit. Një nga vëllezërit e tij punon si menaxher dhe ka arritur të bindë Ruiz-Atil të kthehet në Barcelonë. Adoleshenti nga Franca luan si mesfushor qendre. /abcnews.al