75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Barcelona vazhdon kontratën me Raphinha

Barcelona ka nisur të bëhet gati për sezonin e ardhshëm, duke ”blinduar” yjet e skuadrës.

Skuadra katalanase ka zyrtarizuarvazhdimin e kontratës, me Raphihan, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë të re, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Raphinha shkëlqeu sezonin e fundit nën drejtomin e Hansi Flick, duke shënuar 34 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 56 ndeshje.

Ai ka fituar tre trofe këtë edicion, La Liga-n, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.

Raphinha me paraqitjet e tij është një nga favoritet për ta fituar Topin e Artë, për vitin 2025./IndeksOnline/