10:03 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Bashkëlojtari i Rrahmanit transferohet te Fiorentina

Skuadra e Napolit ka befasuar sot, duke larguar mbrojtësin, Kevin Malcuit.

Malcuiti, zyrtarisht është larguar nga Napoli për të firmosur kontratën me klubin tjetër nga Seria A, Fiorentinën, shkruan IndeksOnline.

29-vjeçari u transferua te Napoli gjatë vitit 2018 nga klubi i Lillet. Ai zhvilloi afro 40 paraqitje me ekipin italian.

Francezi më parë kishte luajtur edhe për klubet si: Monaco dhe Saint-Etienne./IndeksOnline/