12:16 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Bayern blindon Gnabryn deri më 2023

Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka nënshkruar kontratë me Serge Gnabryn deri në vitin 2023.

Futbollisti gjerman sivjet ka përjetuar kulmin e karrierës pas paraqitjeve të mira në Bundesligë.

Në të gjitha garat Gnabry ka shënuar 8 gola, vetëm Robert Lewandowski ka më tepër, 27.

Gnabry në të kaluarën ka qenë futbollist i Arsenalit, por topçinjtë e kishin lëshuar duke mos parë të ardhme të ndritur të ky futbollist. /Indeksonline/