ZYRTARE: Bayern Munchen nënshkruan me talentin kosovar, paguan 100 mijë euro!

Bayern Munchen ka nënshkruar me supertalentin kosovar, Yll Gashi. Bavarezët ka kohë që e ndiqnin talentin e Herthës së Berlinit. Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe trajneri i akademiës së Herthës, Pablo Thiam.
“Ka një marrëveshje mes dy skuadrave. Gashi do të ketë kontratë 4 vjeçare te Bayerni” konfirmon Thiam.

14 vjeçari i ka kushtuar 100 mijë euro gjigantit gjerman. Fillimisht Ylli nga Kosova do të luaj për U16 te Bayerni, shkruan Indeksonline.
Në garën për Gashin, Bayern ka triumfuar ndaj Borussia Dortmund, RB Leipzig, Bayer Leverkusen, Chelsea FC dhe Juventus. Në Gjermani, Gashin po e llogarin si talentin më premtues të futbollit gjerman./Indeksonline/