11:05 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bayerni prezanton listën anti-Real, këto janë mungesat

Jupp Heynckes ka thirrur 21 lojtarë për të udhëtuar drejt Madridit, ku do të luajë gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, të martën, në “Santiago Bernabéu”. Risia e madhe në listën e grupit bavarez është prania e Alaba, por trajneri gjerman ka humbur Boateng dhe Robben, krahasuar me ndeshjen e parë.

Ja lojtarët e grumbulluar nga Bayern Munich për kthimin ndaj Real Madridit, ku do të synojë përmbysjen e disavantazhit 2-1 të gjysmëfinales së parë: Ulreich, Starke, Früchtl, Wagner, Süle, Hummels, Thiago, Ribery, Javi Martinez, Lewandowski, James, Rafinha, Bernat, Mai, Shabani, Rudy, Tolisso, Müller, Alaba, Dorsch, Kimmich.