75 Mall Live Search
12:21 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Befasi, largohet nga Drita një nga futbollistët kryesor

Merkatoja verore po del të jetë shumë e nxehtë e interesante në Superligën e Kosovës.

Bunjamin Shabani në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar largimin nga klubi i Dritës, transmeton Indeksonline.

Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen dhe klubin po ashtu, duke ju uruar sukses në të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Nëse ka një mënyrë të mirë për tu ndarë, padyshim se ajo është të largohesh si kampion. Kalova një sezon të bukur me Dritën e të kurorëzuar me trofeun për titullin e kampionit në futbollin kosovarë.

Jam krenar që munda të kontribuoj në arritjen e këtij suksesi dhe largohem me kokën lartë për atë që i dhashë ekipit. Në jetë ndodh që rrugët të marrin kahje të ndryshme dhe me kryesinë vendosëm të ndahemi miqësisht.

Me këtë rast falemenderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam këto 12 muaj në FC Drita, pa harruar tifozët Intelektualet që më kanë mbështetur në çdo hap. Të gjithëve ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen”./Indeksonline/