ZYRTARE: Bekim Balaj transferohet në Austri
Bekim Balaj do të fillojë një aventurë të re sezonin e ardhshëm.
Shkodrani ka kompletuar transferimin e tij në ekipin austriak, Sk Sturm Graz, shkruan Indeksonline.
Këtë e bëri të ditur vetë lojtari me një postim në rrjetin social, Facebook, ku tha se mezi po pret t’ia fillojë sezonit me ekipin e ri.

Transferimin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit në Twitter duke i uruar mirëseardhje shqiptarit.
Që nga viti 2016, Bekim Balaj ishte pjesë e ekipit rus, Akhmat Grozny./Indeksonline/
