75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Bekim Shotani emërohet trajner i Vushtrrisë

Trajneri Bekim Shotani do ta udhëheq Vushtrrinë në Superligë në edicionin 2019/20.

Klubi që u rikthye pas 3 vitesh në elitë, ndërpreu bashkëpunimin me Samuel Nikajn, trajnerin shqiptar që punoi edicionin e kaluar.

Shotani e njeh shumë mirë Vushtrrinë me të cilën ishte shpallur kampion në vitin 2015 duke drejtuar skuadrën së bashku me Ismet Munishin. /Indeksonline/