Zyrtare: Bellingham transferimi i parë i Real Madridit

Jude Bellingham edhe zyrtarisht është transferimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Borusia Dortmund e ka konfirmuar përfundimin e marrëveshjes me ‘’Los Blancos’’, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor të viti 2029.
Real Madridi për transferimin e Bellingham do të paguaj një shumë prej 103 milionë euro plus bonuse, të cilat arrijnë deri në 30% të shumës fikse./IndeksOnline/