Zyrtare: Benatia largohet nga Juventus, transferohet në Katar
Ekipi i Juventus ka konfirmuar që ka larguar nga ekipi, mbrojtësin Medhi Benatia.
Benatia është transferuar tek skuadra Al Duhail Sports Club nga Katari, transmeton Indeksonline.
Ekipit të Al Duhalit transferimi i mbrojtësit i ka kushtuar tetë milionë euro plus dy milionë në bazë të performancave.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në tetor të vitit 2019.
Pas kthimit të Bonuccit dhe integrimit të Ruganit në ekipin e parë, Benatia nuk ka arritur të marr minuta të mjaftueshme tek ‘Zonja e Vjetër”./Indeksonline/