75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Benitez largohet nga Newcastle

Neëcastle United dhe Rafael Benitez kanë ndarë rrugët pasi nuk arritën të merren veshë për vazhdimin e kontratës.

Skuadra nga Premierliga ka njoftuar se tashmë nga 1 korriku Benitez nuk do të jetë trajner i tyre, shkruan Indeksonline.

“Me pakënaqësi iu njoftojmë se menaxher Rafael Benítez do të largohet nga Newcastle United pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2019”.

“Ne kemi punuar shumë për të zgjatur kontratën e Rafa-s për një periudhë të konsiderueshme kohe, megjithatë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me Rafa dhe përfaqësuesit e tij”.

Benitez ka drejtuar Newcastlen që nga viti 2016 derisa ka drejtuar edhe skuadra të mëdha si Liverpool ku fitoi Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/