75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Zyrtare: Benzema futbollisti më i mirë i muajit mars në La Liga

Tashmë dhe është zyrtare, sulmuesi i Realit, Karim Benzema është zgjedhur futbollisti më i mirë për muajin mars.

Ai gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 24 ndeshje me ‘mbretërit’ e ka shënuar plot 17 gola, shkruan IndeksOnline

Bernzema, gjithashtu në muajin mars ishte pjesë e pandashme e formacionit të parë të trajnerit, Zidane, ku edhe shënoi gjashtë gola duke përfshirë edhe dy në Ligën e Kampionëve.