75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Berisha rikthehet te Salzburgu, për ta zëvendësuar Haalandin

RB Salzburg ka bërë të ditur se ka rikthyer në skuadër sulmuesin, Mergim Bersha.

21 vjeçari ishte i huazuar te skuadra tjetër austriake, Altach për gjatë vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Pas largimit të Haaland në drejtim të Dortmundit, Salzburg ka vendosur ta rikthej Berishën nga huazimi.

“Futbollisti i ri, Mergim Berisha rikthehet nga huazimi i tij te SCR Altach dhe tani po forcon sulmin tonë. Mirsevjen, Mergim”, ka shkruar Salzburgu.

Berisha është transferuar te Salzburg në janar të vitit 2017. /IndeksOnline/