Zyrtare: Bernado Silva merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Bernardo Silva ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.
Mesfushori portugez ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn edhe për një vit, shkruan IndeksOnline.
Ai do të jetë pjesë e kampionëve të Anglisë dhe Evropës deri më 30 qershor 2026.
Silva ka qënë një nga emrat më të përfolur të merkatos, ku Barcelona, PSG dhe klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.
Sulmuesi 29-vjeçar është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2017 kur u transferua nga Monaco, dhe deri tani ka bërë 308 ndeshje ku ka shënuar 55 gola dhe ka bërë 59 asistime.
Ai ka fituar pesë Liga Premier, një Ligë të Kampionëve, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe dy Superkupa./IndeksOnline/