Zyrtare: Bernard Berisha transferohet te Tirana
KF Tirana ka zyrtarizuar transferimin e Bernard Berisha, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.
Klubi nga kryeqyteti e prezantoi futbollistin përmes një njoftimi zyrtar, duke i uruar mirëseardhje njërit prej lojtarëve më të njohur të futbollit kosovar, shkruan Indeksonline
“Mirë se erdhe, Bernard Berisha! KF Tirana i uron mirëseardhjen Bernard Berishës, i cili i bashkohet skuadrës. Me një karrierë të ndërtuar në Shqipëri, Rusi dhe me Kombëtaren e Kosovës, Berisha nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen e Tiranës!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha vjen te Tirana me një përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionatin shqiptar dhe atë rus./Indeksonline/

