Zyrtare: Besa nuk udhëton në Obiliq, pritet fitorja e KEK-ut me rezultat zyrtar

Skuadra e KEK-ut ka lajmëruar se KF Besa për shkak të krizës në ekipë nuk mund të udhëtoj në Obiliq.
Kësisoj elektricistët presin ti marrin tri pikët në tavolinë.
”Besa nuk udhëton në Obiliq, pritet fitorja jonë me rezultat zyrtar. Edhe pse ne si klub bëm më të mirën duke u munduar ta ndihmojmë klubin e Besës, klubi pejan për shkak të problemeve nuk ka mundësi të udhëtojë në Obiliq për të zhvilluar ndeshjen e xhirosë së 16-të të Ligës së dytë. Për këtë arsyeje për shkak të mos udhëtimit të skuadrës mysafire ne presim fitore për këtë duel me rezultat zyrtar 3:0”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.