75 Mall Live Search
19:03 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Besar Halimi transferohet në Sandhausen

Mesfushori kosovar Besar Halimi duket i lumtur të bartë fanellën e klubit të ri Sandhausen.

24 vjeçari e shfrytëzoi ditën e fundit të afatit kalimtar për tu transferuar nga ekipi danez Brondby, ku luajti për dy sezone, shkruan Indeksonline.

Sandhausen është skuadër që bën gara në Bundesliga 2, dhe pikërisht aty luan edhe mbrojtësi kosovar Leart Paqarada.

Halimi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin gjerman.

Ai do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës të martën që të stërvitet për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë. /Indeksonline/