75 Mall Live Search
21:10 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Zyrtare: Besmir Bojku pasi u largua nga Feronikeli transferohet në Maqedoni tek skuadra që luan në gara evropiane

Futbollisti, Besmir Bojku në fund të këtij sezoni u largua nga KF Feronikeli.

Bojku, që ishte në formë huazimi tek Nikli, u rikthye tek Shkëndija e Tetovës, transmeton Indeksonline.

Por, Shkëndija nuk e mbajti në ekip dhe e ka shitur tek ekipi FC Struga Trim&Lum.

Ekipi i Strugës këtë sezon e mbylli në vendin e tretë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Ata do të luajnë në kualifikime për “Europa Conference League”./Indeksonline/