75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Betim Halimi largohet nga Olympic Donetsk

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi është larguar nga ekipi i Olympic Donetsk.

Halimi me anë të një postimi ka bërë të ditur se pas 2 vite e gjysmësh ka vendosur të largohet nga ekipi ukrainas, transmeton Indeksonline.

“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë, ishte një kënaqësi dhe privilegj që të shpenzoj këto vite në këtë ekip me njerëz fantastik”, ka shkruar Halimi në postimin e tij./Indeksonline/