Zyrtare: Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dy vjeçare me SC Gjilanin
Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqebardhë për sezonin 2026/27.
Klubi gjilanas njoftoi se ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili i bashkohet ekipit për të forcuar repartin ofensiv, shkruan Indeksonline
Sipas njoftimit të klubit, Tolaj pritet të sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie, teksa Gjilani synon realizimin e objektivave të vendosura për edicionin e ri.
“Bleartit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqebardhë. Besojmë se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilani.


