10:09 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

ZYRTARE: Blerja e parë e Bayern Munchen

Bayern Munchen sapo e ka zyrtarizuar transferimin e parë. Konrad Laimer i është bashkuar FC Bayern me një kontratë deri më 30 qershor 2027. Mesfushori qendror 26-vjeçar kalon në Mynih si një transferim i lirë nga Leipzig.

“Jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me Konrad Laimer. Ai vjen tek ne si dy herë fitues i Kupës DFB – dhe së bashku tani do të shpresojmë të festojmë shumë fitore dhe tituj të tjerë të mëdhenj këtu në FC Bayern” ka thënë Jan-Christian Dreesen, shef i Bayern Munchen.

“Është një ëndërr e realizuar për mua. FC Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë. Unë do të jap gjithçka për klubin dhe tifozët. FC Bayern gjithmonë ka qëllimet më të larta , ashtu si unë. Jam në vendin e duhur këtu. Unë jam në gjendje të jap vetëm 100 për qind, dhe kjo është ajo që do të vendos në çdo seancë stërvitore që nga dita e parë” ka thënë Laimer./Indeksonline/