14:53 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Boban lë rolin në FIFA për Milanin

FIFA sot ka njoftuar se zëvendës sekretari i përgjithshëm i tyre, Zvonimir Boban, ka lënë rolin e tij, për të marrë përsipër rolin si zyrtar i ri te Milan.

Boban tashmë ka filluar të punojë me Milanin dhe është duke u përgatitur që të takohet me UEFA për të arritur një marrëveshje për FFP.

“Njerëzit në Milan janë familja ime dhe qyteti i Milanos dhe Italia janë shtëpia ime, kam një dëshirë të zjarrtë për të ndihmuar këtë klub të lavidshëm, që do të thotë kaq shumë për mua, të kthehem aty ku i përket”, është shprehur Boban.

“AC Milan komunikon emërimin e Zvonimir Bobanit si Chief Football Officer del Club. Boban do të jetë përgjegjës i koordinimit dhe supervizionimit të aktivitetit sportiv, duke punuar ngushtë me administratorin e deleguar Ivan Gazidis dhe drejtorin teknik Paolo Maldini”./IndeksOnline/