75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Boca Juniors transferon De Rossin

Daniele De Rossi u zyrtarizua sonte nga Boca Juniors si transferi i tyre më i ri.

Mesfushori 36-vjeçar u largua nga Roma në fund të sezonit të kaluar pas 18 vjetësh me klubin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Argjentinë.

De Rossi pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Boca që do të zgjasë deri në mars 2020, sipas Juampi Reynoso në AS.

Lajmin e konfirmoi klubi në faqen e tyre zyrtare në Twitter./Indeksonline/