Zyrtare: Bono transferohet në Arabi

Yassine Bono është futbollisti i radhës i cili do ta vazhdoj karrierën në Arabi.
Portieri maroken është zyrtarizuar te skuadra e Al Hilal, shkruan IndeksOnline.
Sevilla do të fitojë 21 milionë euro, ndërsa Bono do të përfitojë 12 milionë euro neto në sezon.
Ai mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me Sevillan, ku u mposht nga Manchester City në finalen e Superkupës së Evropës./IndeksOnline/