Zyrtare: Borussia ia merr trajnerin kundërshtarit, firmoset kontrata tre-vjeçare

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach është bërë me trajner të ri.
Adi Hutter do të jetë trajneri i ri i klubit nga Bundesliga nga sezoni i ri 2021/22, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale.
“Ne jemi shumë të lumtur që Adi Hutter ka pranuar të jetë me ne. Për ekipin tonë ai është një trajner i mirë me sfidat dhe qëllimet që do të vijnë nga vera.”, tha drejtori sportiv, Max Eberl.
Hutter i cili momentalisht është trajneri i Eintracht Frankfurt ka firmosur kontratë tre-vjeçare./IndeksOnline/