75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 14 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Borusia Dormund i beson postin e trajnerit ish-lojtarit

Ish-futbollisti i Borusia Dortmundit, Nuri Sahin edhe zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës.

Sahin ka nënshkruar kontartë tre vjeçare e vlefshme deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

Turku do të jetë zëvendësues i Edin Terzic, i cili dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Borusia Dortmundit.

“Është një nder i madh për mua të jem trajner i Borussia Dortmundit. Do të doja të falënderoja të gjithë përgjegjës në klub për besimin që kanë dhënë tek unë. Mezi pres me padurim rolin tim në BVB. Nga dita e parë do të bëjmë gjithçka me shumë energji dhe pasion të madh për të arritur suksesin maksimal të mundshëm”, tha Nuri Sahin pas nënshkrimit të kontratës./IndeksOnline/