75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Zyrtare: Borussia Dortmund shkarkon trajnerin, Lucien Favre

Skuadra gjermane Dortmund para pak çastesh ka njoftuar tifozët e saj se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Lucien Favre.

Me një vendim të menjëhershëm, Lucien u shkarkua nga detyra e trajnerit, shkruan IndeksOnline

Ky shkakrim erdhi pas ndeshjes se djeshme në Bundesligë, ku Dortmundi u turpërua nga Stuttgarti me rezultatin final në 1:5.

Dortmund aktualisht është i pesti në tabelën e Bundesliga me 19 pikë nga 11 ndeshjet e tyre të para.