Zyrtare: Borussia Monchengladbach gjen zëvëndësuesin e Sommer

Pas largimi të portierit Yann Sommer drejt Bayern Munchenit, Borussia Monchengladbach ka gjetur zëvëndësuesin e tij.
Skudra gjermane ka transferuar portierin Jonas Omlin nga Montpellier, shkruan IndeksOnline.
”Jonas Omlin ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2027 dhe bëhet pasardhësi i shokut të tij zviceran Yann Sommer, i cili është larguar nga klubi për t’iu bashkuar FC Bayern München. ”, thuhet në njoftimin e Monchengladbach.

Raportohet se shuma e transferimit të 29-vjeçarit është rreth 8-9 milion euro./IndeksOnline/