ZYRTARE: Bremer futbollist i ri i Juventusit

Tashmë është zyrtare, mbrojtësi Gleison Bremer, është futbollist i ri i Juventusit.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi italian, ku braziliani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me bardhëzinjet, shkruan Indeksonline.

Bremer e filloi karrierën e tij në Brazil, duke dalë së pari nga sistemi i të rinjve Desportivo Brasil përpara se të transferohej në Akademinë e Sao Paolos. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në 2017 me Atletico Mineiro, dhe në 2018 ai nënshkroi për Torinon, duke bërë 110 paraqitje, 105 si titullar, për Granata.
Në sezonin e fundit, Bremer fitoi çmimin MVP nga Lega Serie A si Mbrojtësi më i mirë për sezonin 2021-22.
Ai te Juventusi ka zgjedhur fanellen me numrin 3.

Ai u transferua nga skuadra e Torinos për 47 milionë euro./Indeksonline/