75 Mall Live Search
13:06 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / B O

ZYRTARE: Brighton e huazon në Bundesliga, Andi Zeqirin

Skuadra e Premierligës, Brighton e ka huazuar Andi Zeqirin. Talenti kosovar do të luaj te Augsburg në Bundesliga këtë edicion në formë huazimi.

“Andi është një nga lojtarët tanë të rinj të uritur për të luajtur. Është momenti kyq që ai të luaj diku më shumë dhe të zhvillohet edhe më shumë si futbollist. Kalimi te Augsburg është lëvizje e shkëlqyeshme për Andin dhe ne do mbajmë sytë andej duke e përcjellur përparimin e tij si futbollist” ka thënë trajneri i Brighton, Graham Potter./Indeksonline/