75 Mall Live Search
16:01 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Bundesliga rifillon këtë muaj

Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim që Bundesliga ta vazhdojë sezonin e saj në pjesën e dytë muajit maj.

Pas një presioni nga klubet gjermane, qeveria gjermane mori këtë vendim gjatë ditës së sotme.

Bundesliga pritet të jetë liga e parë në Evropë që do ta bëjë rikthimin.

DFL (Liga e Futbollit në Gjermani) të enjten do ta ketë një video-konferencë me anëtarët ku do të diskutohet për data.

Ndeshjet janë pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ndeshjet pas rikthimit do të luhen pa praninë e shikuesve.