10:32 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Cahill do të largohet nga Chelsea pas më shumë se 7 vitesh

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill e ka konfirmuar që edicionin e ardhshëm nuk do të veshë fanellën e Chelseat.

33 vjeçari ka qenë pjesë e ‘bluve’ që nga janari i vitit 2012 dhe gjatë këtyre 7 viteve ka fituar dy herë Premier Ligën, një herë Ligën e Kampionëve, një herë Kupën FA dhe disa trofe tjerë.

Cahill së fundi nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën që ia ka dhënë trajneri italian Maurizio Sarri.

Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i qendër mbrojtësit por sipas të gjitha gjasave do të vazhdoj të luaj në Premier Ligë. /Indeksonline/